Për MIKROGRAFIKS

MIKROGRAFIKS ShPK është ndërmarrje e cila merret me dizajn grafik, përgatitje digjitale dhe shtypje.

Është themeluar në vitin 2004, nga një ekip njerëzish me përvojë shumëvjeçare në fushën e veprimtarisë grafike dhe synon që vazhdimisht ta përmirësojë cilësinë e produkteve dhe shërbimeve të veta.

Karakteristikat e punës sonë janë përgjegjësia, siguria dhe shpejtësia e plotësimit të kërkesave, kurse treguesi më i mirë për cilësinë e shërbimeve të ofruara është ajo që klientët që bashkëpunojnë me ne janë të kënaqur.

MIKROGRAFIKS në portofolin e saj, përfshin dyqan për mirëpritje dhe komunikim me klientët, ku mund të shihen të gjitha produktet që i ofrojmë, si dhe një magazinë me makineri moderne për
shtypje.